




Miroslav Lajçak, i dërguar special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë të hënën në Twitter se e ka përgëzuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin për marrëveshjen e arritur për energjinë mes Kosovës dhe Serbisë.
Lajçak është takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin me të cilin ka folur për vazhdimin e dialogut me Beogradin.





Shumë mirë që u ktheva në Kosovë! E nisa vizitën time duke u takuar me kryeministrin për të vazhduar diskutimin tonë për rrugën përpara në Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve. Unë gjithashtu e përgëzova atë për arritjen e një marrëveshjeje për energjinë javën e kaluar”, ka shkruar Lajçak.
Vizita e diplomatit evropian vjen në një kohë kur liberalizimi i vizave është injoruar në samitin BE-Ballkani Perëndimor.
BE-ja vazhdimisht i ka premtuar Kosovës se vizat do të liberalizohen. S’ka ndodhur.