




Serbia do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian, por ka tradicionalisht lidhje të forta me Rusinë.
Vendimi për Putinin apo për Evropën është edhe një çështje brezash në këtë vend.
Një fshat i vogël malor në jug të Serbisë, është vendlindja e Milutin Petrusiqit.
Para disa vitesh ai dhe miqtë e tij ia ndërruan emrin fshatit të tyre Adzinci në Putinovo – fshati i Putinit.
“Arsyet e simpatisë janë shumë të thella. Ne serbët dhe rusët jemi vëllezër”, thotë banori i fshatit.