




Mund të konsiderohesh “boss” nëse porosit tani e tutje picë familjare në Kosovë. Nga 14 euro që ishin dikur, çmimi i picave familjare tani është rritur në 18 euro.
Rritjes së çmimeve nuk i kanë shpëtuar as picat e dimensioneve tjera dhe shijeve të ndryshme.
Pica me dimension vetëm 20 centimetra që nuk ta ngopë “as syrin”, tani kushton plot 2 euro e gjysmë.





Pica që dikur llogaritej si e madhe dhe kushtonte 5 euro, tani do të sillet rreth 8.5 euro në Kosovë.
Rritja e çmimeve në vend po është më e ndjeshme sidomos këto ditë kur pritet ardhja masive e diasporës.