




Analisti Nexhmedin Spahiu ka reaguar për mos liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Ai komentoi një deklaratë të Vuçiqit kur thoshte se me 23 qershor do të liberalizoheshin vizat për Kosovën.





“Serbia e voton por nuk e beson Aleksandar Vuçiq-in, kurse 99% e kosovarëve e besuan Vuçiq-in se me 23 Qershor 2022 Kosova do ta merr liberalizimin e vizave. Popull i prirur me besu gënjeshtra edhe kur ato i thotë rrenci më i madh në Evropë”, shkroi Spahiu në Facebook, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë





Serbia e voton por nuk e beson Aleksandar Vuçiq-in, kurse 99% e kosovarëve e besuan Vuçiq-in se me 23 Qershor 2022 Kosova do ta merr liberalizimin e vizave. Popull i prirur me besu gënjeshtra edhe kur ato i thotë rrenci më i madh në Evropë.