




Ia mësoi shkronjat, numrat e poezitë e para.
E kur flet për të, mallëngjehet shumë.
Nostalgji, krenari e emocione edhe kur e shesh në ekran.
E ka shumë përzemër, e thotë se ishte më i mirë në 7 gjeneratat që kaluan në duart e tij.
Mësuesi 85 vjeç, Hamdi Salihu, nga fshati Kojske e Lipjanit, rrëfen periudhën kur Glauk Konjufca, tashmë Kryetar i Kuvendit të Kosovës, ishte nxënës i tij.





Thotë se Glauku do të mbetet i pazëvendësueshëm.
“Glaukun e ka bërë të veçantë shumë sjellja e mirë dhe respekti. Ai ka qenë shumë njeri i dëgjueshëm, i moralshëm dhe i respektuar çdo herë. Ai e ka kryer detyrën me plotë vullnet ka qenë djalë me të gjitha cilësitë që shumë pak njerëz munden me i marrë ato cilësi, e kujtoj shumë me mall nxënësin tim të pazëvendësueshëm”, tha Salihu.
Aq shumë e vlerëson dhe e dallon nga nxënësit e tjerë.





Derisa rrëfen për atë kohë, mësuesi Hamdi thotë se Glauku ishte “gjeniu i vogël”.
“Glauku ka qenë shumë nxënës i mirë, por edhe shumë i veçantë. Ka qenë fëmijë por i quajtur një gjeni i vogël. Kur kam qenë duke e zhvilluar orën mësimore unë nuk e kam pyetur Glaukun, por ai e ngrite dorën dhe donte të përgjigjej pa e pyetur atë sepse unë çdo herë çfarë kam pyetur para shokëve të tij të klasës ai ka qenë gjithmonë i pari për t’u përgjigjur. Glauku ka qenë nxënësi më i mirë jo vetëm në klasë, por në tërë fshatin “Llugaxhi” ku kam mësuar 7 gjenerata”, shtoi ai.