Pak më parë u raportua se një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në rrugën “Gryka e Llapit” në Podujevë, pasi që i njëjti dyshohet se nga muaji dhjetor e deri në muajin maj të këtij viti, i kishte mashtruar 12 persona duke iu marrë shuma të ndryshme të parave.
Sinjali mëson se personi në fjalë është Arlind Berisha, 28-vjeçar, ndërkaq 12 viktimat (emra të njohur për redaksinë), të cilët kanë paguar dhjetëra mijëra euro janë: F.M., V.H., F.M., G.H., A.Z., V.J., A.J., A.H., D.A., E.Z., Xh.G. dhe R.K.
Burimet e Gazetës Sinjali thonë se i dyshuari iu kishte premtuar 12 personave që do t’iu caktojë-rezervoj termine për viza pune në Ambasadën e Gjermanisë në Kosovë.
Shuma e përgjithshme që Arlind Berisha dyshohet të ketë përfituar duke i mashtruar ankuesit është rreth 41,100 euro.
I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës të angazhuar sipas detyrës zyrtare dhe pas përfundimit të procedurave policore i njëjti është ndaluar për 48 orë.