




Janë hapur edhe zyrtarisht Lojërat e 19-ta Mesdhetare Oran 2022, të cilat prej 25 qershor – 6 korrik 2022, do të mbahen në Oran të Algjerisë.
Ceremonia hapëse u mbajt në stadiumin olimpik të Oranit.
Ekipi olimpik i Kosovës parakaloi me rreth 40 anëtarë, të cilëve iu prinin flamurmbajtësit, Fortesa Orana, karateiste dhe Egzon Shala, mundës.
Gjatë parakalimit, mijëra algjerianë brohorisnin “Kosova” në hapjen e Lojërave Mesdhetare.