




Liderët dhe lideret e 27 vendeve të Bashkimit Evropian, të premten, mbajtën një takim të veçantë në Bruksel.
Në ditën e dytë të samitit në Bruksel, sikur në të parën pra të enjten, ku ishin prezentë edhe krerët e vendeve të Ballkanit Perëndimor disa nga udhëheqësit evropianë dhanë zotime të mëdha për mysafirët e një dite më parë.





“Unë i kam veçanërisht afër zemrës gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, është e rëndësishme që ne të shfrytëzojmë dinamikën e re e cila do t’i japë atyre forcë të re që të marrin perspektivën e tyre dhe që në të vërtetë të bëhen anëtarë të Bashkimit Evropian”, tha kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz.