




Mbi 50 mijë euro para të padeklaruara dhe ari në vlerë 10 mijë euro, i janë vjedhur deputetit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Shkreta. Sipas mediave, paratë nuk kanë qenë të gjitha të tij, por edhe të baxhanakut të tij.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi e cila përmes një shkrimi në Facebook tha se dikur VV-së iu gjenin gurë e molotovë, ndërsa sot po iu ‘vjedhjen’ mbi 50 mije euro të padeklaruara.





Ajo ia ka bërë dy pyetje kryeministrit Kurti: Qysh je? Qysh i ke pasanikët.
“Çfarë jetë e çuditshme. Dikur Vetëvendosjes iu gjenin gurë e molotovë, mjete këto që i përdornin për kauza të ‘mëdha’, e sot po iu gjinden e ‘vidhen’ mbi 50 mijë euro. Të mos harrojmë, të padeklaruara, CASH. Kryeministër, qysh je? Qysh i ke pasanikët?”, shkroi Bytyçi në Facebook.