




Publicistja Kimete Berisha ka komentuar zhvillimet e fundit pas refuzimit të institucioneve të Kosovës për mbajtjen e referendumit të Serbisë brenda territorit të vendit.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Berisha ka thënë se krerët e shtetit janë duke e kundërshtuar në mënyrë false mbajtjen e Referendumit të Serbisë për serbët e Kosovës.





Ajo ka thënë se lejimi i votimit online ose me postë, kryeministrit Kurti i duket më pak ‘tradhti’, i duket ‘tradhti digjitale’, kurse votimi klasik me letër i duket ‘tradhti klasike’.
Po ashtu, Kimete Berisha ka shkruar edhe për opozitën e cila sot përkrahi krerët e institucioneve të Kosoës, lidhur me vendimin për referendumin.
Postimi i plotë: