Sot nga ora 10:00, Policia në Ferizaj, ka nisur një aksion të koduar “Përdorimi i telefonit gjatë drejtimit të automjetit”, i cili po realizohet në bashkëpunim të policisë me rrova civile nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe policisë me uniformë nga stacioni policor i Ferizajt.
Siç njofton Policia, ky aksion zhvillohet në atë mënyrë që një patrullë e policisë me rroba civile, në lokacione të ndryshme identifikon shoferët të cilët shkaktojnë kundërvajtje të ndryshme në komunikacion, me theks të veçantë, duke e përdorur telefonin gjatë drejtimit të automjetit dhe lajmëron patrullën policore e cila është me uniformë.
“Pas identifikimit të kudërvajtësit, i njëjti ndalohet nga policia me uniformë dhe i shqiptohet gjoba kundërvajtëse, sipas ligjit të komunikacionit rrugor”, njofton Policia.
Ky aksion do të vazhdojë edhe ditët në vijim dhe sipas Policisë ka synimin që të parandohen aksidentet në komunikacionin rrugor, ngaqë kundërvajtjet e tilla shpeshherë kanë shkaktuar edhe aksidente
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon te shoferët e automjeteve që të respketojnë ligjin e komunikacionit rrugor, të mos e përdorin telefonin gjatë drejtimit të automjetit”, thuhet në njoftim.