Aurela Gaçe nuk i ka kursyer kritikat për artistet e reja dhe faktin që nuk këndojnë live, duke u fokusuar më shumë te performanca dhe twerk-i.
Artistja tha me shaka se ky brez bën vetëm ‘twerk’ dhe këndojnë playblack, në një intervistë për ‘Goca dhe Gra’ Aurela u shpreh se ajo vetë nuk bën ‘twerk’ por performnca të zjarrta madje edhe pompa, gjë që nuk është aspak e lehtë.
“Një brez që vetëm bën twerk dhe mirë e bëjnë që e dredhin, por janë dhe playblack. Nuk jam kundër por edhe të këndojë. Meqë nuk bëj dot twerk…unë bëj pompa. E bëj për të treguar forcën e gruas dhe të një njeriu që po të dojë gjithçka e bën. Nuk është e lehtë edhe të hidhesh. Edhe Tina Turner hidhej, po… Nëse donin të kopjoni, kopjoni si duhet.” –tha Aurela duke shtuar se nuk ka asgjë kundër.
Aurela po ashtu foli edhe për jetën personale duke zbuluar shumë të pathëna, ajo shumë shpejt do publikojë albumin e ri dhe do mbajë një tur në Shqipëri.