




Gazetare: Elena Ukaj
Gjithçka brenda mureve të shtëpisë u bë shkrumb e hi.
Pavarësisht vendit jo të përshtatshëm për banim, Rabije Asllani nga fshati Dvorishtë i Podujevës së bashku me tre fëmijët e saj po vazhdojnë të strehohen këtu.
E shkakun që zjarri e kaploi shtëpinë e tregon kryefamiljarja Asllani.





Për fat të mirë kur ndodhi ky rast, tre fëmijët e saj nuk gjendeshin në shtëpi.
Sipas zonjës së shtëpisë, kishin bërë kërkesë paraprakisht për rregullimin e rrjetit elektrik.
Ajo bën thirrje tek bamirësit që ta ndihmojnë me ndërtimin e një shtëpie. E për këtë kërkesë Rabije Asllani ka një arsye.
Me një situatë të tillë me zjarrin familja Asllani po përballen tash e tre herë.