Sipas ish-zëvendëskryeministrit të Kosovës, Dardan Gashi, kryeministri Albin Kurti, i ka ndryshuar të gjitha qëndrimet e tij, por i ka mbetur vetëm emri dhe mbiemri pa e ndryshuar
Ish-zëvendëskryeministri, Dradan Gashi, ka folur për Albin Kurti, ka thënë se kryeministri i vendi i ka pranuar të gjitha ato që i kishte kundërshtuar në të kalurën siç janë, shtetësia, Kosovës, deri të këto marrëveshjet e fundit.
“Albin Kurtit, i ka mbetur vetëm emri e mbiemri pa i ndryshuar se të gjitha qëndrimet i ka ndryshuar” sipas Gashit, as kjo nuk do të jetë e pamundur sepse ai dyshon se “Kurti do të ndryshojë edhe emrin”.
Tutje, Gashi ka thënë se qëllimet e Kurti kanë qenë që kur të vijë në pushtet që ta themelonte një Republikën e 3-të cila do të dallojnë nga Republika e Hajdutëve dhe krimineleve.
Albin Kurti,pas ardhëjes në pushtet e ka trashëguar “ atë që ne hajdutë e kemi lënë, ndërsa ai e ka bërë “copy-paste”, atë që e ka gjetur më “xhipat”(veturat), më marrëveshjet më Serbinë me ministri më krejt, dhe asgjë nuk ka ndryshuar, vetëm e ka vazhduar, sepse kur është Albin Kurti në pyetje çdo gjë pastrohet e bëhet e pastërt”, ka thënë ai në Debat Plus.
Sipas Gashit, Kurti është shenjtorë sepse ai duke i prekur gjerat ato bëhen të mira edhe kush i bashkohet atij, ata/o pastrohen dhe bëhen të mirë.
“Kurti nuk ka lidhje me Albin Kurtin e opozitës”, votuesit e tij duhet më i pa pasojat e asaj çfarë kanë bërë, “ sepse kanë votuar një njeri që ka dashur vetëm pushtetin, e jo ndryshimin sepse ndryshimi nuk ka ndodhur”, ka theksuar Gashi.
Ndërkaq Gashi ka thënë se në kurrgjë hiç nuk ka ndryshim përveç se Albin Kurti, tani është bërë kryeministër dhe ka marrë pushtetin, ” ku është ndryshimi a është në marrëveshje më Serbinë, apo në “xhipa”(vetura) që po i shfrytëzon?