




Deputeti Haxhi Avdyli i ka reaguar ish-kryeministrit të Kosovës, Isa Msutafa, i cili së fundi kritikoi presidenten Osmani për dështimin në liberalizim të vizave.
Mustafa në një status në Facebook ka reaguar pas samitit të sotëm që u mbajt në Bruksel. Ai tha se presidenti francez, Emmanuel Macron nuk është i vetmi që e bllokon procesin e liberalizimit, pasi sipas tij, bllokues është edhe presidentja Vjosa Osmani.





Avdyli i ka reaguar Mustafës duke thënë se Mustafa do të mbahet mend si “shkatërrues i LDK-së”.
“I paftyri që iku nga politika, akoma po flet e moralizon. Ai cili do mbahet mend vetëm për koalicionet e natës me PDK-në përkundër që LDK kishte vendime tjera, shtiret e qan me lot krokodili. Ai që do hyn në historinë si shkatërruesi i LDK-së, flet për liberalizim e do mbahet mend për asociacion.”, thotë Avdyli.
Tutje Avdyli e bën Mustafës fajtor për mosliberalizim të vizave, së bashku me PDK-në.





“Sot që Kosova ishte në fund të listës së vendeve më të korruptuara, në fund të listës së lirisë së fjalës e lirive politike një pjesë të meritës e ka Isa Mustafa dhe partneri tij PDK. Prandaj meritë pse Kosova ishte Eldorado ku vidheshin dhoma e dëshmive, miliona nga thesari, keqpërdorime e tenderomani të përditshme e bënë Evropën ti mohoj Kosovës liberalizimin. Prandaj për fund pse Kosova ishte në fund të pusit në shumë sektorë, njëri ndër gërmuesit më të medhenj të atij pusi e ka emrin Isa Mustafa”, shtoi ai.





Gjithsesi, anëtari i Listës Guxo pretendon se ditë të mira po vijnë për qytetarët e Kosovës.
“Por ditë të mira po vijnë për Kosovën, pa dyshim, por penzioneri idhnak ska për të bërë lum. KOSOVA çdo ditë po bën hapa përpara për të dalur nga pusi i Isa Mustafës dhe partisë besnike të tij PDK-së”, përfundoi ai. /Gazeta Express/