




I ftuar në emisionin “Opinion”, specialisti i kirurgjisë plastike Panajot Pano tregon se cilat janë ndërhyrjet më të kërkuara për momentin në Shqipëri. Operacioni më i shpeshtë që kërkojnë shqiptarët janë ndërhyrjet në hundë. Kjo ndërhyrje pritet me batuta nga Blendi Fevziu, i cili shprehet se sot e mori vesh që shqiptarët paskan probleme me hundën…
Blendi Fevziu: Kush është ndërhyrja estetike më e kërkuar?Panajot Pano: Më e kërkuar në Shqipëri, kërkojnë hundën.Blendi Fevziu: Hundën?! Ça i bëjnë hundës?
Panajot Pano: Në shumicën e rasteve shqiptarët kërkojnë pjesë të rinoplastikës. E dyta është lipostucioni ose trajtimi i trupit.
Blendi Fevziu: Ça i bën hundës ti?





Panajot Pano: Kirurgu plastik bën hundën.
Blendi Fevziu: Po hundën e kanë ata. Pra hunda është problemi kryesor që kemi ne. Sot e mora vesh që ne si popull paskemi probleme me hundën.
Panajot Pano: Dhe e dyta është trupi. Kërkojnë lipostucion. Ti vjen bën trajtim që përmirëson masën muskulare dhe heq dhjamin në 20% me katër seanca dhe ky është një nga trajtimet më të kërkuara në Evropë për momentin./tvklan.al