Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka renditur disa arsyeje se pse nuk janë liberalizuar vizat për qytetarët e Kosovës.
Sipas saj, retorika boshe dhe populiste të cilës i kanë prirë me vite, gazi lotsjellës e molotovët “na e humbën trenin për liberalizim të vizave vitin 2016, atëhere kur ishim në pako me Ukrainën dhe Gjeorgjinë”.
Megjithatë, ajo shpreson që krerët e shtetit ta kenë marrë një mësim pas kësaj.
“Pa dashur ta arsyetoj për asnjë moment qasjen fund e krye të pajustifikueshme të Bashkimit Evropian karrshi Kosovës dhe liberalizimit të vizave, një mësim shpresoj ta kenë marrë udhëheqësit e institucioneve të Kosovës; retorika boshe dhe populliste të cilës i kanë prirë me vite, gazi lotësjellës e molotovët na e humbën trenin për liberalizim të vizave vitin 2016, atëhere kur ishim në pako me Ukrainën dhe Gjeorgjinë”, shkroi ajo në Facebook.