




Kurti mori pjesë në tryezën e rrumbullakët për Programin e banimit adekuat social për Kosovë.
Albin Kurti, në hapje të tryezës së rrumbullakët për Programin e banimit adekuat social për Kosovë tha se banimi social është infrastrukturë kritike për të ngritur mirëqenien dhe sigurinë e qytetarëve, për barazi sociale e për të fuqizuar e zhvilluar komunitetet.





Me ç’rast ai theksoi edhe se funksioni i banimit social shkon përtej strehimit të njerëzve në nevojë, sigurimit të banimit të përballueshëm për komunitetet me të ardhura më të ulëta dhe përmirësimin e mirëqenies së tyre të përgjithshme.