Wesley Clark kthehet në Kosovë thotë se u impresionua nga demokracia.Gjenerali ame rikan Wesley Clark ka thënë se është i nderur që është sërish në Kosovë.Ai në një konferencë për media pas takimit me ministrin e Mbrojtjes Armend Mehajn ka deklaruar se është i impresionuar zhvillimin e vendit sa i përket demokracisë. “Dua ta falënderoj ministrin dhe ush tjrinë për një pritje të përzemërt. Jam i nderuar që jam këtu jam i lumtur që jam sërish në Kosovë kjo është hera e parë që e kam vizituar Ministrinë e Mbrotjes. Jam shumë i impresionuar me përparimin e Kosovës që ka bërë ndër vite të cilin e kam përc jellë është një marsh shumë impresionues për në demokra ci dhe liri”.
“Unë shpresoj se do të ketë rritje të ekonomisë për njerëzit e Kosovës. Njerëzit e Kosovës kanë shfaqur një shembull për të gjithë botën se vendosshmëria e tyre për të jetuar punuar dhe për t’i shërbyer demokracisë ka kuptim për një shtet. Jam shumë krenar që jam këtu sërish” ka thënë Clark.