




Një 43 vjeçar nga Kosova është arrestuar në Zurich.
Sipas policisë kantonale arsyeja e arrestimit të tij është tejkalimi i shpejtësisë.
Burri nga Kosova kishte vozitur 208 km/h në zonën ku shpejtësia e lejuar ishte 120 km/h.
43 vjeçari pas intervistimit është liruar, derisa atij iu konfiskuan patentë shoferi dhe vetura.





Policia e Zurichut në njoftim thekson se kosovari të dielën më 19 qershor, rreth orës 21:30 ishte duke vozitur në autostradën A15 në afërsi të Usterit në drejtim të drejtim të Brüttisellen-it, përcjell Klankosova.tv.
Ai tani duhet të përgjigjet për shkelje të rëndë të rregullave të trafikut.
Vetura dhe patentë shoferi janë në dispozicion të prokurorisë publike, thuhet në njoftimin e policisë përcjell Klankosova.tv.