




Në Luksemburg, këtë të hënë, u mblodhën përfaqësuesit e 27 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.Aty u kërkua që të bëhet lib eralizimi i v izave të Kosovës, po ashtu edhe të realizohen premtimet e bllokut për Ballkanin Perëndimor.
Ministri i Punëve të Jashtme në Austri, Alexander Schallenberg, ka bërë të ditur se janë pro libe ralizimit të vi zave për Kosovën.





“Po ashtu, Bosnjën e cila qysh më 2016, ka aplikuar për ta marrë statusin e vendit kandidat. Kemi situata të ndryshme, por duhet të dërgojmë sinjale të qarta .Ballkani Perëndimor është në oborrin e brendshëm të BE-së. Ne duhet ta kuptojmë se Rusia ka potencial destabilizimi përtej Ukrainës. Jo vetëm në Donbas e Mariupol por edhe në Republikën Srpska e tutje”,ka thënë Schallenberg.





Përkrahjes së v izave për Kosovën iu bashkëngjit edhe ministrja e Punëve të Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon.“Përkrahim hapat e Bashkimit Evropian për hapjen e bisedimeve për anëtarësim për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, pastaj li beralizimin e viz ave për Kosovën si dhe që Bosnje Hercegovinës t’i jepet statusi i vendit kandidat”, ka thënë Fajon.
Në Këshillin e Punëve të Jashtme, u diskutua dhe për mundësinë që Ukrainës ti jepet statusi i vendit kandidat pas rekomandimit të Komisionit Evropian.