




Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka thënë të hënën se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti “nuk ka fare respekt për kategoritë e luftës”.
Ish-gjenerali i UÇK-së në “Frontal”, të T7, ka shtuar se Kurti “vazhdimisht i injoron veteranët si dhe familjet e tyre”.
Deklarata e tij vjen në një kohë kur OVL e UÇK-së po kërkon që të përfshihen në pagën minimale.
“Kurti po i injoron edhe ushtarët edhe familjet. Edhe ju edhe unë e dimë se ky nuk ka fije respekti për atë kategori që është kategoria më e rëndësishme por ai nuk e ka bërë këtë”, ka thënë Lushtaku.





Për Kurtin ka kritika, por jo edhe për Edi Ramën, kryeministrin e Shqipërisë – të cilin e ka lavdëruar për vizitën te familja e Hashim Thaçit, të dielën.
“E ka bërë një nderë jo vetëm familjes por gjithë atyre që janë shqiptar Aq sa kam unë informacione asnjë qeveritar nuk e ka vizituar familjen e Thaçit”, ka thënë Lushtkaku.
Së fundmi, veteranët nën thirrjen e OVL UÇK-së po protestojnë ndaj Qeverisë për të kërkuar përfshirjen e tyre në pagën minimale.