




Opinionisti, Nexhmedin Spahiu ka reaguar për takimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama me kritikët e kryeministrit, Albin Kurti në Kosovë.
Sipas tij edhe nëse Rama e rrëzon Qeverinë Kurti me PDK-në, në pushtet nuk kthehet PDK, por LDK.
Ai ka spjeguar se pse po thotë kështu:





“Edi Rama mund ta rrëzojë Albin Kurtin, përmes PDK-së, por pushtetin më pas nuk e merr PDK po LDK. E me LDK-në në pushtet Edi Rama nuk mund të ketë më ndikim në Kosovë çfarë ka në Kosovën e Albin Kurtit, I cili është inferior karshi Tiranës. Këtë inferioritet nuk e ka Lumir Abdixhiku.”, ka thënë ai.
Ndryshe dje në mbrëmje kanë dalur disa foto nga një restaurant në Gërmi ku qytetarët e cilësuan se Rama po përgadit rrëzimin e Albin Kurtin deri në shtator.