




I ftuar ditën e sotme në “E diell” ka qenë fituesi i edicionit të parë të ‘Big Brother VIP’ Ilir Shaqiri.
Në një debat që ka patur në studio së bashku me ish-konkurrenten e Për’puthen Shqipe Hysenaj, ky i fundit e ka ftuar vajzën për një përballje të dytë sërish brenda shtëpisë së ‘Vëllait të Madh’.





Kjo ftesë ka ardhur pas ‘provokimit’ të Shqipes, e cila i është drejtuar Ilirit: Ti s’ke patur asnjë konkurrent të fortë aty brenda, ishte fati jot që pate konkurrent të dobët”.
“Hajde futemi në ‘Big Brother 2’. Unë vdes për Shqipen e ftoj të futet me mua sërish në Big Brother.”- tha Iliri.