Gjatë vizitës së tij në Kosovë, ku ditën e hënë do të mbahet mbledhja e përbashkët e dy qeverive, kryeministri Rama ka zhvilluar edhe një vizitë në familjen e ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Ai aty ka treguar se çfarë i ka thënë Thaçi dhe si e kishte parë ai ish-presidentin e Kosovës.
“Mu duk mirë. Ishte i fortë. Jeni të fortë ju. Nuk është se tregohet. Por mu duk shumë mirë.
Edhe nga ana shëndetësore më tha që jam shumë mirë”, tha ai.
“Atje edhe nuk ka telefona që të ketë strese”, shtoi Rama me shaka.
Tutje ai shtoi edhe se Thaçi po lexonte dhe po mirrej me ushtrime.
“Ai tha me shëndet jam shumë mirë, por edhe kështu me humor. Lexonte shumë më tah dhe bënte stërvitje”, shtoi Rama.