




Sezoni veror ka filluar me probleme për stacionet e plazheve në Shqipëri.Zonat bregdetare kanë pritur fluksin e parë të pushuesve për këtë sezon veror.





Po nga ana tjetër menaxhuesit e stacioneve të plazhit po përballen jo vetëm me çmimet e larta, por edhe mungesë të fuqisë punëtore.
Stafi që Gusti Hoxha, pronar i një stacioni plazhi në Spille, kishte të punësuar një vit më parë është larguar i gjithi nga Shqipëria.
Tashmë rekrutimi për sezonin e ri është bërë gjithnjë e më i vështirë.