Rifat BUZUKU-
“Problemi me veteranët e rrejshëm (siç lexova sot në shumë portale, vetëm nga Dukagjini mbi 20 mijë veta me status të rrejshëm të veteranit), mund të zgjidhet përmes kalimit të tyre në raste apo skemën sociale.
Besoj se kjo do të ishte zgjidhja më e arsyeshme.
Komandantët që nuk janë përfshirë në hajni dhe korrupcion, duhet të ngriten në mbrojtjen e Republikës që e kemi ndërtuar me kaq shumë mund dhe sakrifica të mëdha.
“Kumandantat hajna” duhet të përfundojnë në vendin e merituar, sepse hajni e krimineli nuk mund të trajtohen as si atdhetar, as si veteran!”
Nuk ka asnjë dyshim që hajnat do të thirren në përgjegjësi. Protestat që i kanë organizuar protestat e Veteranëve, do të përfundojnë me turpë. Kjo sepse kështu po e do Evropa, dhe nuk mund të hysh në Evropë me lider hajna, që vjedhin në çdo cep të botës. Kjo është arsyeja pse Kosova mbeti pa viza kaq shumë vite. Po e përsëris: Evropa nuk i do qeveritë e mbushura me hajna!