




Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka takuar sot qytetarët e Gjilanit, të cilëve u ka bërë thirrje që të kenë kujdes në duar të kujt e lënë vendin.
Ai tha se Kosova sot është në një udhëkryq të madh dhe duhet të tregohet kujdes.Limaj u shpreh se premtimet e liderëve partiakë për ekonominë janë pallavra, derisa tha se qeveria e ardhshme do të krijohet për dialogun me Serbinë.