Edhe historiani serb Çedomir Antiç, ka folur për ‘non-paperët’ që po qarkullojnë kohëve të fundit për shkëmbim territoresh dhe ndryshim të kufijve në Ballkan.
Ai thotë një problem i ri po hapet. Sipas tij, Kosova tashmë ka një shtet të ndërtuar dhe as.kush nuk mund të thotë se nuk ekziston më.
“Kosova, pra, do të kishte një kryeministër, ndoshta do të kishte një pre.sident të Republikës, dhe pastaj dikush do të shpikte një pasha dhe ai do të ishte nënkryetari i parlamentit serb.
Dikush tjetër do të nxitohej drejt kazanit në Beograd. Nuk është aq e huaj për shqiptarët. Sidoqoftë, kam frikë se së shpejti do të kri.johej një Kurt më i madh se Albin Kurti”, thotë ai.
Ai thekson se, edhe Vuk Draskovic shkru.ajti një ‘n0n-paper’ në vitin 2007.
Sipas tij, Sllobodan Millosheviç u përpoq t’u ofro.nte një plan të ngjashëm shqiptarëve të Kosovës në 1998, përmes Drashkoviqit, për t’i dhënë Kosovës statusi i Hong Kon.gut.