




Të enjtën, veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mbajtën protestë në oborrin e Kuvendit.
Kjo protestë erdhi si pasojë e mospërfshirjes së veteranëve në Projektligjin për Pagë Minimale, i cili është votuar në parim në Kuvend.
Në mesin e të gjithë veteranëve pjesëmarrës, njëri nga ta është shprehur tejet i pakënaqur me këtë vendim. Ai thotë se Qeveria po i anashkalon veteranët.





“Na kanë qitë krejt anash, s’po ndijnë për ne hiq në fund të fundit. Çka kemi hekë na veç zoti e din. 99 për qind e kam ditë veten të vdekur”, tha ai.
Ndryshe, të premten veteranët e luftës, nën udhëheqjen e kreut të OVL-UÇK’së, Faton Klinaku, janë takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.





Në këtë takim, i cili zgjati gati dy orë, nuk u arrit marrëveshje mes të dy palëve.
Veteranët thanë se Qeveria nuk ka shprehur gatishmëri për reflektim dhe si pasojë protestat do të vazhdojnë.