




Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksander Vulin foli për gjasat që në një të ardhme Rusia ta njoh Kosovën.
Sipas Vulin, “edhe nëse e gjithë bota e njeh Kosovën”, Rusia nuk do ta bëj këtë.
Kështu ai tha duke komentuar deklaratat që po përsëriten të presidentit rus, Vladimir Putin për Kosovën





“Duke njohur të ashtuquajturën Kosovë si shtet, Perëndimi përdori të drejtën e më të fortit, se rrahja ka dy skaje. Në Serbi, ligji ndërkombëtar u vra në agresionin e NATO-s në vitin 1999, dhe asgjë nuk do ta ringjallë atë në Ukrainë. Rusia po i referohet shembullit të Perëndimit, dhe ata që e dhanë atë shembull, vështirë se kanë një argument moral për ta dënuar atë për atë që ata vetë e vendosën si parim”, tha Vulin në një deklaratë me shkrim.
Sipas tij, “Rusia mund të dënohet nga ata që e kuptuan gabimin dhe e tërhoqën njohjen e Kosovës”.