Vuçiq dorëzohet për Kosovën / Po pres Kosova të hyj në NATO, pastaj 4 vende të BE t’a njohin Kosovën

Vuçiq dorëzohet për Kosovën / Po pres Kosova të hyj në NATO, pastaj 4 vende të BE t’a njohin Kosovën

Presidenti i Serbisë Vuçiq ndodhet në presion të njohjes së Kosovës, dhe pret që ky presion të vazhdojë me të përfunduar të procesit zgjedhor, përveç presionit ai pret “një trik të ri” në afat prej 6 muajve, “Pres që dikush të hedh Kosovën në NATO, të detyrojë 4 vende të BE-së të njohin Kosovën dhe të na sjellin para aktit të kryer” ka thënë ai.Kemi vërshim nga të dërguarit, tha Vuçiq duke përkujtuar se pas emërimit të dërguarit amerikan dhe atij britanik, këtë javë edhe Gjermania ka të dëruarin e vetë.

“Do të kemi Gabiel Eskobarin, Stjuart Piç, Miroslav Lajçak dhe tash edhe Manuel Sarazin (apo si quhet)” ka thënë ai në intervistë për Tanjug.Presidenti i Serbisë konsideron se perëndimi emëron të dërguarit t vetë ashtu që të mund të pajtohen dhe “të përmbyllin dhe thonë – ka mbetur pak kohë të pranoni pavarësinë e Kosovës”.Ai e pranon se ishte në presion për njohjen Kosovës, por pret që kjo të vazhdoj edhe pas procesit të zgjedhjeve të prillit.

Ai megjithatë parashikon cili do të jetë hapi dhe “triku” i ri.“Ndonëse nuk do të thonë kurrë, ata të gjithë tentojnë të na detyrojnë dhe ky është triku i ri, unë pres që kjo të ndodhë brenda 6 muajve – që dikujt të i bie ndërmend që Kosovën ta hedhin në NATO dhe me këtë të detyrohen 4 vendet e BE-së që nuk e kanë pranuar Kosovën dhe me këtë të na sjellin para aktit të kryer”, shprehet Vuçiq.

Presidenti serb tha se përgjigja e tij nëse kjo ndodhë do të jetë – “në rregull ju e keni pranuar, por ne nuk e pranojmë”.Ai konfirmoi se kishte marr ftesë për pjesëmarrjen e Serbisë në Samitin e sigurisë në Minhen, por ka vendosur që mos ta bëjë këtë.“Ne kemi marr vendim edhe për shkak të forumeve të çuditshme për të cilët jemi ftuar, por edhe zbulimeve të fundit – ku mund të shihet se Ishinger, që është njeri i aftë ishte i paguar nga ana e lobit shqiptar. Pse të i japim legjitimitet kësaj” tha Vuçiq.