




Zvarritja 10-vjeçare për Xhaminë Qendrore në Prishtinë mori fund javën e kaluar. Komuna e Prishtinës që drejtohet nga Përparim Rama lëshoi lejen ndërtimore për ndërtimin e objektit në lagjen “Ulpianë” në Prishtinë, shkruan Periskopi.
Punimet kanë filluar në vitin 2020 kur edhe është lëshuar një leje e pjesshëm për heqjen e dheut dhe vendosjen e pilotave.





Mediua Periskopi ka raportuar se projektin e xhamisë e ka bërë nga një kompanitë nga Turqia me konsulent një kompani projektuese nga Prishtina.
Xhamisë e cila do të ketë kapacitet për 13 mijë e 905 persona, i është zbuluar edhe plani se si do duket.





Periskopi ka siguruar fotografi të dizajnit të brendshëm dhe të jashtëm të xhamisë, që janë bërë nga kompania projektuese turke. Por, nuk është e pasqyruar e gjithë pamja, pasi objekti pritet që të ketë disa kate për parkingje dhe lokale jashtë.
Më poshtë mund të shihni disa fotografitë të dizajnit të xhamisë brenda dhe jashtë.