Prishtina Weather ka njoftuar se një stuhi që po zhvillohet në Bosnjë dhe Serbi parashihet të kalojë edhe kah Kosova, në orët e pasdites, raporton Sinjali.
Stuhia pritet të sjellë reshje më të mëdha të shiut, breshër apo edhe hove të erës.
“Një stuhi po zhvillohet tashmë orëve të pasdites nga pjesë perëndimore të Bosnjë dhe Serbia qëndrore, derisa mbi vendin tonë nga Dukagjini ka zhvillime të rrebesheve të shiut.
Orëve vijuese kjo stuhi po parashihet të kaloj mbi vendin tonë, me mundësi që lokalisht të sjellë reshje më të mëdha të shiut, breshër apo edhe hove të erës edhe mbi 15m/s (60km/h).”