Blini dhe Drini Blakaj janë dy vëllezërit nga Kosova, të cilët janë të dashuruar me traditën. Blini i bie daires dhe tupanit, teksa shkëlqen edhe në vallet popullore. Nga ana tjetër, Drini i bie çiftelisë, pianos, fyellit, defit dhe tufanit.
Të veshur me veshje popullore, djemtë kanë folur me Skype për “Abc e Mëngjesit” kanë treguar se vijnë nga familje muzikantësh, madje talentin e kanë trashëguar nga babai. Djemtë kanë zbuluar se dhe pse në moshë të vogël, kanë nisur koncertet me pagesë.
“E kemi mësuar nga babai, i cili i binte ciftelisë dhe ne e kemi mësuar nga pas.
Unë e kam filluar prej moshës 4-vjecare. Kam qenë në një kurs, i cili ka qenë edhe i vallëzimit por edhe i instrumenteve të ndryshme.