Presidenti i AKR’së, Behgjet Pacolli ka treguar se Agjencia Kundër Korrupsionit në Kosovë do të kontrollojë pasurinë e tij. Një gjë e tillë, është mirëpritur nga ai. Thotë se pasuria e tij milionëshe është krijuar me punë.
Sot me ra shorti i Agjencisë Kundër Korrupsionit për kontrollim të pasurisë. E mirëpres e shpresoj se do ta kuptojnë se pasuria krijohet me punë e jo brenda natës”, shkroi Pacolli në llogarinë e tij në Facebook. “Sa mirë kur je i pastër si loti, e ke frikë vetëm nga Zoti”, shtoi ai