




Ai tha se nëse e krahason “Planin e Patkoit” dhe atë që ndodhi, mund të shihet se serbët kishin qëllim të qartë për t’i spastruar shqiptarët nga shteti i tyre.





Në lidhje me këtë, Scharping, tha se ata morën disa informata nga shërbimi sekret që serbët kishin një plan se si ta organizonin këtë dhe kjo, sipas tij, filloi në vjeshtën e vitit 1998.Sa i përket intervenimit të Gjermanisë në kosovë, Scharping, tha se ishte vendim shumë i vështirë për t’u marrë dhe kjo ishte hera e parë që Gjermania ishte pjesë aktive e një lufte si operacion ushtarak.