




Aziz Bici, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti për Kategoritë e Dala nga Lufta e UÇK-së, ka thënë se si komandant i ka pasur 250 ushtarë në menaxhim.
Po tash thotë se në regjistrimin e OVL UÇK-së i figurojnë 600 veteranë, duke aluduar se listat janë të fryera.





Deklaratën e tij të cilën e ka dhënë në KTV e ka shpërndarë zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, të premten.
“Në batalionin ku kam qenë unë komandant, i kam pas rreth 250 ushtarë të armatosur. Tash numri ka shkuar në 600, pa nënshkrimin tim. Komisioni qeveritar do të ishte dashur t’i vërtetonte kush ka qenë veteran e kush jo”, ka thënë Bici.
Veteranët po kërkojnë që të përfshihen në projektligjin për pagën minimale.
Por ekzekutivi pretendon se listat janë të fyera e rrjedhimisht pensionet do të rriten pasi ato të lista të pastrohen. /Express