Në institucionet askush nuk dëshiron të flasë, nëse po ndodhë liberalizimi i vizave apo jo.
Përvoja e hidhur e disa viteve më parë, kur u derdh shampanja, për të festuar, po i mban institucionet si në ethe.
Askush nuk guxon thuaja ti pëshpërisë askujt. Por, është e qartë se tashmë të gjitha informacionet janë pozitive. Përveç Gjermanisë, Austrisë si përkrahëse të mëdha, edhe disa vende.
Por, askush prej tyre nuk është hetuar, nëse ata mashtruan, dhanë shpresa të rrejshme, ishte një teatër-lojë, apo vërtetë dikush i mashtroi.
Por, kush ua pagoi shpenzimet e festës. Sigurisht, që ata se kishin në mendje ta kursenin buxhetin.
Nuk mund të ndodhë ndryshe?!
Një burim i Qeverisë së Kosovës, i tha gazetës “Bota sot” në një përgjigje, se me 23 qershori vendimi do të jetë pozitiv. I pyetur nëse edhe Franca tashmë ka vendim pozitiv, ai tha po. “Franca e ka ndryshuar qëndrimin, tashmë është pozitiv”, thotë ai.
“Fjalët janë ashtu”, thotë ky burim pa u identifikuar.
“Po besojmë” se me 23 qershor do të hiqen vizat.
I pyetur nëse ndonjë nga pesë vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, mund ta pengojë heqjen e vizave, ai thotë “Jo”, kjo nuk do të ndodhë. “Për heqje të vizave janë të gjithë, vetëm Franca e pat bllokuar deri më tash”, thotë ai.
I pyetur, nëse në rastin më të keq, edhe kësaj here vendosin që të mos hiqen vizat, kur do të mund të vendosej pastaj, të rishqyrtohej çështja, përgjigja është sërish pozitive.
“Me 23 qershor besoj”, thotë ky burim, pra duke mos i dhënë shans asnjë dështimi, të votimit pro heqjes së vizave.
Por, se kur do te mund të fillojnë të lëvizin lirshëm shqiptarët, varet nga vendimi që do ta marrë Këshilli, pra mund të jetë pas 3 muajsh apo 6 muajsh, apo një datë tjetër brenda kësaj kohe.
Sipas deklarimeve të Qeverisë së Kosovës janë plotësuar të gjitha kriteret nga 95 sa i ka të vendosura BE-ja në udhërrëfyesin për liberalizim të vizave.
Kosova në fakt është i vetmi vend që mbahet i mbyllur, dhe qytetarët tanë nuk kanë të drejtë të lëvizjes së lirë, pa viza brenda BE-së.
Deri më tash, të paktën në Iuftën në Ukrainë, kur Rusia filloi pushtimin e saj, dhe po vazhdon të zhvillohet luftë aleancash të Perëndimit në njërën anë dhe Rusisë me aleat të saj të paktë në anën tjetër, vëmendja e Perëndimit për Kosovën është rikthyer.
Qëndrimet e qarta kundër pushtimit rus në Ukrainë, kanë bërë që disa vende perëndimore të rrisin presionin edhe ndaj Francës, sidomos Gjermania, si partnere e saj kryesore në BE, që t’i kërkojë ndryshimin e qëndrimit pengues për heqjen e vizave për Kosovën.
Këtë gjë e bëri edhe publikisht, madje në vizitën në Ukrainë, kancelari gjerman Olaf Sholc, duke i kërkuar indirekt Francës që të mbështesë heqjen e vizave.
Po ashtu këtë premtim, në një mënyrë kancelari Sholc e bëri gjatë qëndrimit në Kosovë, si dhe më pas edhe kancelari austriak.
Të martën, gjatë kësaj jave, Parlamenti Evropian në Raportin për Kosovën, i cili u miratua në Komisionin e Politikës së Jashtme të BE-së bëri thirrje për liberalizim të vizave për Kosovën, duke theksuar se është vonuar shumë ky proces. Gjithashtu i është kërkuar nga vendet anëtare të Këshillit të BE-së, që “me urgjencë” të shkojnë drejt liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, duke bërë vërejtje, sipas raportimeve në media, se vonesat e reja do të dëmtojnë besueshmërinë dhe reputacionin e BE-së.
Takimet në Francë
Një sinjal tjetër pozitiv se Franca e ka ndryshuar qëndrimin për vizat, është fakti se kreu i Policisë së Kosovës ka pasur takim me drejtorin e Policisë Kufitare në Francë.
Në një komunikatë të Policisë së Kosovës, të dërguar të premten u bë e ditur se drejtori i përgjithshëm i PK-së, Samedin Mehmeti, ka diskutuar me drejtorin e Policisë Kufitare në Francë, Fernand Gontier, për “vlerësimin dhe ndihmën në plotësimin e kritereve për liberalizimin e vizave”.
Presidentja Osmani, dje ka deklaruar se heqja e vizave është një vendim i lehtë për BE-në, veçmas në rrethanat, si në Ukrainë, për të cilën gjë duhet të jepet mesazh ndihme dhe bashkëpunimi, që ajo e quan ‘mesazh gjeopolitik’ në raport me Ukrainën dhe shtetet e tjera
“Liberalizimi i vizave për Kosovën, do duhet të ishte vendim shumë i lehtë për BE-në, nuk ka asnjë pengesë, Kosova nuk prodhon mërgim ilegal, KRlMl dhe korrupsioni luftohen në një nivel që është duke u njohur nga raportet ndërkombëtare, prandaj meqenëse këto shtete në aspektin bilateral po e inkurajojnë Kosovën të vazhdojë me reforma të tilla, nuk ka nevojë për zvarritje”, ka deklaruar Osmani.
Në fakt, me 23 qershor, nuk do të ndodhë liberalizimi i vizave, pasi ky është një samit i BE-së, i cili do të mblidhet më 23 dhe 24 qershor në Bruksel, dhe është niveli më i lartë i përfaqësimit, por nga Këshilli i BE-së.
Rikujtimin se liberalizimi i vizave për Kosovën është vonuar dhe se duhet të ndodhë pa vonesa e ka bërë të martën edhe Parlamenti Evropian përmes raportit për Kosovën, i cili është miratuar në Komisionin e Politikës së Jashtme të BE-së.
Në këtë raport është kërkuar nga vendet anëtare në Këshill që “me urgjencë” të ecin drejt miratimit të regjimit pa viza për qytetarët e Kosovës dhe është thënë se vonesat e reja në këtë drejtim, do të dëmtojnë besueshmërinë e BE-së dhe reputacionin e saj si partner i besueshëm, burimi gazeta BotaSot.