




ALBNEWS më herët raportoi për një status të vitit 2018 të shkruar nga Hekuran Murati, këtë mbrëmje është kthyer viral.
Atëbotë, Murati në rolin e analistit e kishte denoncuar çmimin prej 1 euro 20 centë të naftës për litër që shitej në pompat e Kosovës.
E tash kur çmimi i naftës ka shkuar 1 euro e 90 centë, ministri Murati nuk ka kritikuar fare Qeverinë, ku ai shërben si ministër i Financave.





Por, me të kanë filluar të tallen kosovaret.
“Veç thash t’ju tregoj që nafta në Kosovë (përfshi akcizën dhe tatimet) po hynë në 0.90-0.95 euro/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë assesi të bie nën 1,20 euro/litër”, kishte shkruar Murati vite më parë.
E më të është tallur Shkëlzen Dragaj, ish-këshilltar i ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.
Ai ka parafrazuar një thënie të hoxhës Shefqet Krasniqi, i cili mohonte deklarimet e tij të mëhershme, duke thënë se “kush ka thënë, unë kam thënë a?”.
“Kush ka thanë? Unë kam thënë a? Po çfarë t’thani o vlla!”, shkroi në postimin e tij në Facebook Drgaja.





Ndërsa qytetari Korab Zhugolli e ka etiketuar në një postim të tij Muratin, duke shtuar se po dëshiron t’i tregoj se nafta në Kosovë është bërë 1 euro e 90 centë.
Ndërsa Visar Dili e ka shpërndarë statusin e para katër viteve të Muratit, duke thënë nëse ka ndonjë gjë për të shtuar i pari i Financave.
Ndërsa, Agron Osmani i ka komentuar Muratit, duke i thënë se nafta është bërë 1 euro e 93 centë.
Një tjetër komentues e ka pyetur nëse është lodhur ministri.