Këto Janë Fjalët Qesharake Të Kimete Berishës Për Burrin E Vjosa Osmanit

Publicistja Kimete Berisha ka komentuar debatin ndërmjet deputeteve të PDK-së dhe bashkëshortit të presidentes Vjosa Osmani, Prindon Sadriu.
Ajo ka pyetur se përse krejt armiqtë e këtij të fundit janë gra.

“prandaj nuk na lë neve përshtypje asnjë mashkull me faqe të kuqe…që jeton në lagjen luksoze ‘Marigona’ dhe që veç rrin tuj përqurravë ‘o ku-ku,’a kanë përmend emrin’, e tuj lyp mejdan me gra”, shkruan Berisha mes tjerash. Për më tepër ju sjellim postimin e plotë të Kimete Berishës:
Pse krejt armiqtë e Prindonit janë gra!
Prindoni ku është e ku s’është ta gjen numrin e telefonit dhe kot e ke ti, s’ke ku fshehesh, të gjen ku je e ku s’je, e nuk e lë pa t’thirr!

Preferohet t’i lajmërohesh menjëherë, t’i tutësh, t’i kërkosh falje, se përndryshe të përndjekë, të shkruan letra derisa të bind se ai është ‘i pashoq’, por ti po refuzon ta pranosh realitetin! Shumë ka qejf me mendu mirë për të! Tranohet prej qejfi m’u bë simpatik, e nuk mundet! Fati i tij i mirë është që s’e merr kush seriozisht.
Ama ai kujton se është ‘fatkeqësi’ për të që nuk e merr kush seriozisht!
Vuan shumë që të bëhet dikushi. Është vuajtje e sinqertë kjo!