Deputeti i PD, Dashnor Sulaj ka shkuar në Kuvend me shportën e ushqimeve në shenjë proteste për rritjen e çmimeve.
Ai tha se vetëm në shportë kishte marrë gjërat bazë dhe se kishin kushtuar 30 mijë lekë, dhe që për familjet është e papërballueshme.
“Kjo është një shportë e cila cdo familje përballet për të ushqyer pjesëtaret. Dhe po ju them se unë kam vajtur dhe kam marr produktet e shportës dhe po ju them që bëhet fjalë për një market që kam kërkuar për çmime të ulta dhe këto kanë bërë 30 mijë lekë.
Dhe po të bësh një llogari të thjeshtë një duhen 3 ose 4 shporta të tilla në muaj. Duhen 500 mijë lekë në muaj që të ushqesh barkun. Pastaj po flasim për perimet që do gatuaj amvisat, lërë më pa mishin.
Kam ardhur në shenjë proteste. Ka paga shumë të ulta dhe e kanë vështirë ti përballojnë. I përballojnë deputetët dhe ministrat, por familjet e thjesht e kanë shumë të vështirë. Nuk e di se cfarë të them nuk e bëj për politikë, por për keqardhje.
Gjej rastin ti bëj thirrje Ramës që t’i jap familjeve në nevojë, se cfarë mund të bëjnë ata me një asistencë. Por të gjithë duhet ti bëjnë presion kësaj qeverie që të ndihmojnë familjet. I kanë të gjitha mundësitë që të bëjë indeksimin e ushqimeve”tha Suluaj.