




Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka thënë se do të anulojë pjesëmarrjen në Forumin e Prespës dhe do t’i takojë veteranët bashkë me ministrin Murati dhe deputetin Armend Muja, për t’i shqyrtuar kërkesat e tyre për të cilat po protestojnë, shkruan Gazeta Express.
Kurti ka thënë se është i interesuar t’i takojë veteranët drejtpërdrejt veteranët, derisa ka bërë thirrje që të mos ndërprehet puna e Kuvendit.





“Do t’i takoj veteranët. Ky nuk ëhstë takimi i parë. Do t’i takoj sërish. Ajo cfarë po poropozoj unë sot është që Ta anulojë pjesëmarrjen në forumin e prespës nesër dhe unë po i pres në takim bashkë me ministrin e Financave dhe kryetarin e komisionit për buxhet dhe financave udhëheqësit e Veteranëve, po i dëgjoj e t’i diskutojmë të gjitha. Ata janë përfaqësues të protestës, jo deputetët e opozitës. Unë jam i interesuar që t’i takoj ata drejtpërdrejt, sepse pa dyshim që jam për të drejtën e protestës dhe jam për dialog edhe nëse nuk pajtohemi. Tash ky është qëndrimi shumë i sakt i imi, por seanca e Kuvendit është gabim që të ndërpritet. Kuvendi duhet të vazhdojë se kemi shumë pika. Nuk po shkoj nesër në Prespë”, ka deklaruar Kurti.