




Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, në seancën e sotme të Kuvendit, ka o fenduar votuesit e Qeverisë Kurti, duke i quajtur “jugosllavë”.
Në fjalën e tij, Berisha i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti duke i thënë se “20 veteranë janë më të zotë se krejt Jugosllavia jote që ta qesin votën”.





“Kryeministër, nuk është problem financiar puna e veteranëve. Ti çohesh e tregon se sa para harxhohen për veteranët. Asnjë sukses nuk e ke bërë për vendin, asnjë punë nuk e ke kryer. Ti kryeministër, me këto veprime ki me na kthy në pellgun e urrejtjeve”, deklaroi deputeti i AAK-së.