




Reshjet e dendura të shiut kanë përmbytur qytete të ndryshme në Greqi, duke përfshirë, Athinën, Selanikun dhe Katerinën.
Shumë rrugë u kthyen në lumenj, ndërsa u krijuan probleme me qarkullimin rrugor për makinat dhe mjetet e transportit publik, shkruan protothema.gr.
Megjithatë një i ri nga qyteti i Katerinës mes rrëmujë dhe kaosit të shkaktuar nga përmbytjet vendosi ta marrë me sportivitet situatën.





I riu mori kamerdaren për të lundruar në rrugët që ishin kthyer në lumenj, ndërkohë në dorë mbante një gotë me kafe.