




Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka aluduar se Kosovës do t’i hiqen vizat më 23 qershor.
Vuçiq në një adresim për media është pyetur se çfarë pret nga takimi i liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor më 23 qershor në Bruksel, dhe ndër të tjera ai ka thënë se pret që Kosova të “shpërblehet” duke aluduar në liberalizimin e vizave.





“Do të jetë interesante më 23 në Bruksel, kur duhet të merren vendimet për Ukrainën, Moldavinë, Ballkanin Perëndimor… Për herë të parë, askush i gjallë nuk e di se çfarë do të ndodhë,” tha Vuçiqi ndër të tjera.
“Qëllimi i vetëm i tyre është të pastrojnë veriun e Kosovës, të gjithë heshtin dhe të gjithë bëjnë sikur nuk po ndodh asgjë. Po pres që të shpërblehen në Bruksel më 23 qershor”, citohet të ketë thënë Vuçiq.