




Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka apeluar që protesta e veteranëve thirrur për këtë të enjte në Prishtinë të jetë e qetë. Haradinaj gjithashtu i ka bërë thirrje qeverisë që të tërheq ligjin për pagën minimale, i cili u miratua në lexim të parë pa përfshirjen e veteranëve.
“Duke qenë në përkrahje të plotë të kësaj proteste, apeloj tek të gjithë, që të protestohet qetë e me dinjitet!”, shkruan Haradinaj në Facebook.





“I bëj thirrje qeverisë që ta tërheq ligjin, ta korrigjojë, të përfshijë kategoritë e lirisë brenda tij dhe ta risjellë në Parlament për votim. Është me interes që gabimi i bërë të korrigjohet”, shtoi ai.
Shkrimi i plotë i Haradinajt në Facebook:
Fatkeqësisht me miratimin në lexim të parë të Ligjit për pagën minimale, qeveria dhe shumica parlamentare, kanë shkelur të drejtat dhe dinjitetin e luftëtarëve të lirisë!
Prandaj edhe protesta e veteranëve e thirrur për nesër është plotësisht e drejtë!





I bëj thirrje qeverisë që ta tërheq ligjin, ta korrigjojë, të përfshijë kategoritë e lirisë brenda tij dhe ta risjellë në Parlament për votim. Është me interes që gabimi i bërë të korrigjohet.
Duke qenë në përkrahje të plotë të kësaj proteste, apeloj tek të gjithë, që të protestohet qetë e me dinjitet!
Shoqatat e dala nga lufta e UÇK’së do të protestojnë nesër (e enjte) para Kuvendit të Kosovës duke filluar nga ora 09:30.