




Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku i ka reaguar ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal e cila u shfajësua për anulimin në Prishtinë të festivalit “Sunny Hill” duke ia lënë fajin komunës.
Me anë të një postimi në Facebook, ajo e ka pyetur ministrinë se cilat ishin planet për tokën që planifikohej t’i ndahej “Sunny Hill-it”, e cila sipas saj është “djerrinë e me therra”.
“Amani ju koftë, mos u bëni qesharak!!!! Pse çka paskët pasë me ba me atë tokë djerrinë e me therra në Bernicë??? Keni parasyshë, ajo parcelë ka pasë me u ba park publik, me investime të Sunny Hill”, ka thënë Çitaku.
“Me të drejtë, shumë qytetarë të Prishtinës janë ankuar gjatë Sunny Hill Festival se nuk u është mundësuar qasja në parkun e Gërmisë gjatë festivalit. Ja pra, Sunny Hill ka bërë ofertën ideale. Na e ka ofru edhe një park. Pa asnjë investim nga qeveria”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë:





Amani ju koftë, mos u bëni qesharak!!!! Pse çka paskët pasë me ba me atë tokë djerrinë e me therra në Bernicë??? Keni parasyshë, ajo parcelë ka pasë me u ba park publik, me investime të Sunny Hill.
Me të drejtë, shumë qytetarë të Prishtinës janë ankuar gjatë Sunny Hill Festival se nuk u është mundësuar qasja në parkun e Gërmisë gjatë festivalit. Ja pra, Sunny Hill ka bërë ofertën ideale. Na e ka ofru edhe një park. Pa asnjë investim nga qeveria.
Dua nuk ka nevojë për paret tona. Ama zero.
Amani ju koftë, mos folni.
Ulne kokën pra.