




Goran Rokiq, që është ministër për kthim dhe Komunitete ka deklaruar pasurinë në Agjencinë kundër Korrupsion, e ku ka thënë se ka tri banesë, tokë, paga veturë e gjithçka tjetër.
Rakiq ka tri banesë njëra 58 metra katrorë e që vlerën ai ka vënë 30 mijë euro.
Banesa tjetër e tij është 75 metra katrorë e që kushton 40 mijë euro.





25 mijë euro i bënë një banesë tjetër ministrit të Kthimit dhe Komuniteteve e që është 38 metra katrorë.
Tokë prej 9.5 ari ka Goran Rakiq, vlera e të cilit arrin në 350 mijë euro.
Ky ministër i qeverisë së Kosovës ka deklaruar se ka një veturë e cila kushton 10 mijë euro.
Përveç pagës që merr si ministër për kthim dhe Komunitete Rakiq, i ka deklaruar para të gatshme 50 mijë euro në një bankë në Beograd.





Ai merr edhe dy paga tjera nga strukturat paralele në Veri të Kosovës.
Njërën si profesor në shkollën e lartë të ekonomisë dhe tjetrën nga ndërmarrja publike “Standard” po ashtu në veri.