Robert Wilton dhe Elizabeth Gowing janë një ndër çiftet më simpatike në Kosovë. Ata kanë një histori të veçantë në jetën e tyre, pasi erdhën nga Anglia në Kosovë për të qëndruar vetëm 6 muaj për çështje pune dhe qëndruan 16 vite.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ata treguan se çfarë i pëlqeu në Kosovë fillimisht që u dashuruan me këtë vend.
Çifti madje zbuluan se si ishin njohur dhe 30 vitet që kanë kaluar së bashku.
“Për herë të parë kemi ardhur vetëm për punë dhe na është dukur një vend shumë pozitiv. Vendimi ka qenë i përbashkët për të qëndruar këtu. Para se të kemi ardhur këtu në Kosovë, unë kurrë nuk kam pirë kafe, në 2006 kam provuar të pi kafe fillimisht. Po kurrë nuk kam pirë kafe. Elisabeth ka karakterin e saj unik dhe shumë të zhvilluar, raporton abc.al.
30 vjet bashkë nuk është shumë. Ne kemi prindërit që kanë qenë së bashku më shumë se ne. madje, kemi takuar edhe shumë çifte në Kosovë që kanë shumë më shumë”, tha Robert.
“Mundësitë për të kontribuar këtu na mbajti në Kosovë. Sofra na ka pëlqyer shumë si mënyra që bashkon familjen. E kemi blerë dhe tani kemi sofrën. Nuk kemi një tavolinë për të ngrënë dhe ulemi aty për të ngrënë darkë. Edhe kur vijnë miqtë tanë anglezë apo nga Kosova, po na kujtoni gjyshin.
Ishim student në Oxford dhe jemi takuar rastësisht në një party dhe nga aty e kemi mbajtur të gjallë. Jemi shumë me fat”, u shpreh Elizabeth.